Grabovci, “Koha Ditore” dhe “Pronto” [video]

1 Gusht 2016 - 18:09      

Bisedat telefonike të Adem Grabovcit dhe tregimi i muskujve të tij politikë në Kosovë, nuk është ndonjë gjë e re. Ai kështu ka bërë edhe më parë duke dëshmuar se mban në duar të shumë zhvillime në vend por edhe të nëntokës partiake të PDK-së.

“Koha Ditore” në nëntorin e vitit 2012, e para kishte publikuar inserte nga bisedat telefonike që Adem Grabovci i kishte zhvilluar me bashkëpartiakët e tij.

Gazeta atëherë pati botuar një seri shkrimesh lidhur me këto përgjime.

Këto biseda skandal u quajtën “Pronto”.

Në atë kohë në biseda ishte i përfshirë edhe Sami Lushtaku, tash i burgosur me akuza për krime lufte.

Lushtaku dhe Grabovci flisnin për ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi kundër të cilit shprehej hapur kryetari në burg i Skënderajt.

Adem Grabovci i thoshte Lushtakut se është “shef i shefave” derisa ai i “lutej” për punësimin e një dajës së tij.

Për Jakup Krasniqin Grabovci kishet folur edhe me Hashim Thaçin i cili kryetarin e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës e quante “Jakupovski”.

Edhe Kadri Veseli ishte i përfshirë në këto biseda.

Për më shumë shikoni videon:

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...