KDI kërkon hetime rreth bisedave telefonike

1 Gusht 2016 - 17:33      

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një kumtese, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për hetimin dhe gjetjen e provave tjera në lidhje me rastet që përmenden nga bisedat e përgjuara, e për ata që gjenden prova të përgjigjen para ligjit, transmeton Koha.net.

Në dosjen e re të publikuar nga gazeta online Insajderi janë publikuar përgjime telefonike të zyrtarëve të lartë shtetërorë ku bëhen të ditura marrëveshjet e tyre për çështje nga më të zakonshmet deri te ato që mund të konsiderohen ndërhyrje në integritetin e drejtësisë apo cenim të pavarësisë së institucioneve të pavarura. Në këto përgjime dëgjohen biseda edhe për punësim të njerëzve partiakë brenda institucioneve të vendit dhe përpjekjet për të anashkaluar procedurat e rekrutimit, thotë kumtesa.

KDI mendon se në këto përgjime ka elemente të veprës penale. Problematike mbetet neglizhenca e prokurorëve kur vjen te hetimi i mëtutjeshëm i këtyre njerëzve të pushtetshëm. Pas publikimit të këtyre materialeve asnjë nga prokurorët vendorë nuk ka reaguar në marrjen e masave në lidhje me personat e implikuar. Nga copëzat e bisedave të transmetuara dallohen qartë se ka element të veprave penale të kryera nga këta zyrtarë shtetërorë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...