1 Gusht 2016 - 17:26
Lidhur me këto ky portal ka filluar me emetimin e xhirimeve të bisedave të cilat i cilëson si përgjime, ndonëse ende nuk mund të dëshmohet autenticiteti i tyre.
Në këto xhirime Grabovci dëgjohet duke biseduar me personalitete partiake të partisë që i përket, PDK-së të cilëve ose u kryen punë rreth punësimeve ose u premton se do t’u kryejë punë.
Sipas xhirimeve tonike, Grabovci ka folur me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashin, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, etj.
“Shefi i shefave”, Adem Grabovci , sikur dhe Presidenca, në interesimin e Koha.net, kanë preferuar të heshtin rreth kësaj çështjeje të hapur nga Insajderi.
Portali Koha.net ka provuar të kontaktojë me të apostrofuarin e përgjimeve Adem Grabovci, por ai nuk e ka hapur telefonin.
Në Presidencë na thanë që kërkesa për prononcim lidhur me këto publikime në Insajderi.com, të bëhet me shkrim dhe Koha.net tash po e pret përgjigjen.
Në ndërkohë Adem Grabovci për këto ka reaguar për TV Dukagjini.
Ai, në këtë tv u shpreh i pasigurt rreth vërtetësisë së përgjimeve, derisa tha se ndihet “i qetë dhe i pastër” e njëkohësisht paralajmëroi se “do të kërkoj ndihmë nga organet përkatëse, t’i drejtohemi atyre dhe t’i vërtetojmë ligjërisht përgjimet”, tha ai.
Grabovcit mendon se këto audio-incizime janë bërë me një tendencë të caktuar, e që sipas tij, është eliminimi politik i tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...