AGK dënon sjelljen e mjekëve të QKUK-së ndaj gazetares Ramaj

1 Gusht 2016 - 16:47      

Me një kumtesë për medie, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon mos trajtimin e gazetares së Kohës Ditore Saranda Ramaj, nga stafi i mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht doktoresha Nerxhivane Halimi, transmeton Koha.net.

Ne e konsiderojmë të papranueshëm sjelljen e doktoreshës Halimi, e cila kishte refuzuar trajtimin e gazetares Ramaj, vetëm pse ajo ishte gazetare, thotë kumtesa.

AGK është e shqetësuar pasi që QKUK-ja nuk e ka përfillur kërkesën tonë për nisje te procedurave ndaj personelit mjekësor që ka refuzuar të trajtoj gazetaren Saranda Ramaj.

Është krejtësisht joserioze dhe joprofesionale sjellja e stafit te QKUK-së të cilët ia kanë përcjell AGK-se përgjigjet që ata ia kane kthyet mediumit në të cilin punon gazetarja Ramaj.

AGK insiston se personeli mjekësor ka bërë shkelje kur nuk ia ka ofruar ndihmën mjekësore gazetares Ramaj vetëm pse ajo kishte rastisur të ishte gazetare që raporton për shëndetësinë.

Ne inkurajojmë marrjen e masave dhe ndaj mjekes që ka neglizhuar ta kryente punën e saj si dhe që ka ofenduar gazetaren.

Po ashtu AGK i ka dërguar kërkesë zyrtare edhe drejtorit të Policisë së Kosovës Shpend Manxhuni për të nisur procedura disiplionore ndaj policit Muhamet Smakiqi i cili ka refuzuar të ndihmonte gazetaren Saranda Ramaj, për me shumë ai e ka ofenduar atë si dhe të gjithë komunitetin e gazetarëve duke na quajtur “zagare”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...