EasyJet i ndan mirënjohje ANP “Adem Jashari”

1 Gusht 2016 - 16:07      

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka arritur që për herë të pestë gjatë këtij viti të vlerësohet nga EasyJet si aeroporti me performancën më të mirë në disa muaj.

Mirënjohje të tillë, Aeroporti i Prishtinës kishte pranuar nga EasyJet edhe gjatë muajve shkurt, mars, prill dhe maj, duke lënë pas të gjitha aeroportet e tjera nga më shumë se 30 shtete ku kjo kompani ajrore operon.

“Kemi treguar performancë të jashtëzakonshme në procesimin e udhëtarëve dhe të fluturimeve, marrë parasysh faktin se kemi pranuar këtë mirënjohje për herë të pestë gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti” – ka deklaruar me këtë rast drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...