
1 Gusht 2016 - 15:06
Për vërtetimin e dokumenteve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Procedurë Standarde të Operimit (shih: SOP).
Për të realizuar këtë të drejtë, palët duhet të drejtohen në recepcionin e MSh, ku plotësohet një formë e kërkesës për vërtetim të dokumentit shëndetësor. E tërë procedura e vërtetimit mund të zgjasë maksimalisht dy ditë me kusht që dokumenti t’i përmbush kriteret ligjore.
Pas aplikimit, Ministria e Shëndetësisë verifikon të gjitha të dhënat lidhur me institucionin (publik ose privat), verifikim që ka të bëjë me licencimin e institucionit, licencimin e profesionistit shëndetësor nënshkrues i dokumentit shëndetësor, etj.
Dokumenti i cili nuk është ne përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 04-2013 (Certifikatat Shëndetësore), Udhëzimin Administrativ Nr 02-2010 (Dokumentet Unike Shëndetësore) nuk do të vërtetohet nga ana e MSh-së. Kjo rregull përjashtohet vetëm për dokumente të cilat nuk janë pjese e këtyre Udhëzimeve Administrative.
Kërkojmë nga Institucionet Publike dhe Private Shëndetësore që dokumentet shëndetësore të cilat i lëshojnë për palët, të jenë në përputhje me Udhëzimet Administrative Nr 04-2013, Nr. 02-2010 dhe Nr. 10-2010.
Këto udhëzime administrative, institucionet mund t’i gjejnë në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë www.msh-ks.org, rubrika Legjislacioni-Udhëzimet Administrative.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...