1 Gusht 2016 - 14:55
Stapedoja pas panikut të shkaktuar nga të shtënat me armë gjatë festivalit të birrës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka lënë dhjetëra qytetarë të lënduar.
Ndihmë mjekësore në QKUK kanë kërkuar 50 veta, në mesin e tyre edhe Saranda Ramaj.
Gazetarja që ka nxjerrë në sipërfaqe skandale të shumta në sektorin e shëndetësisë, përfshirë neglizhencën e trajtimet e pandërgjegjshme, ato i ka provuar në orët e para të së shtunës në lëkurën e vet. Mjekja në Klinikën e Emergjencës, Nerxhivane Halimi, ka refuzuar t’i ofrojë ndihmë, duke e njohur që është gazetare dhe duke e akuzuar se ka shkuar aty për të incizuar. Ramaj në Emergjencë ka shkuar me lëndime në boshtin e kurrizit dhe me ndrydhje të mëdha, pasi e ka përfshirë vala e qytetarëve që në panik kanë ikur nga festivali, duke e rrëzuar dhe shkelur mbi të.
E lënduar nga goditjet e rrugës dhe nga mohimi i ndihmës, Ramaj ka kërkuar përkrahjen e Policisë së Kosovës. Aty ka gjetur ofendime për të dhe për kolegët e saj gazetarë, kur polici Muhamet Smakiqi në zyrën e PK-së në QKUK i ka thënë se gazetarët janë bërë “si zagarët”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...