
1 Gusht 2016 - 14:56
Ramaj e indinjuar me këtë, ka thënë se arsyeja e kallëzimit penal është në radhë të parë se përbën vepër penale dhe së dyti, këtë po e bën që të shërbejë në ngritjen e vetëdijesimit tek pacientët që nëse edhe ata hasin me raste të tilla, t’i denoncojnë në organet e drejtësisë.
Avokati mbrojtës i saj, Arianit Koci ka thënë se mbi të gjitha ky është rast i paprecedent dhe se pret nga organet e rendit që ta qojnë rastin në fund. Lidhur me rastin ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut.
“KMDLNj përkujton QKUK-në, përkatësisht ekipin mjekësor që ka kujdestaruar se mosdhënia e ndihmës mjekësore paraqet vepër që ndëshkohet sipas ligjit dhe njëkohësisht është shkelje e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe shkelje e të drejtave të pacientit në veçanti. Ekipi mjekësor i mbështetur në etikën profesionale që për bazë e ka betimin e Hipokratit nuk mund të ofrojë shërbime shëndetësore selektive apo në bazë të profesionit që ka pacient”, thuhet ndër të tjera në reagim.
KMDLNj pret nga Drejtori i përgjithshëm i SHKUKS-së të përshpejtojë hetimet e këtij rasti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...