Turizmi në Shqipëri, sektori me rezultatin më pozitiv

1 Gusht 2016 - 14:40      

Tiranë, 1 gusht - Turizmi në Shqipëri po rezulton sektori me të ardhurat më pozitive në raport me tregjet e tjera.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë të vitit 2016 flukset turistike sollën një të ardhur neto pozitive prej 67 milionë euro, duke qenë ndjeshëm më të larta se e njëjta periudhë e mëparshme. Ndërsa trendi i rritjes pritet të konfirmojë pozitivitet edhe gjatë tremujorit të II të vitit 2016, që përkon me pikun e sezonit të turizmit dhe fluksin e lartë të turistëve.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria edhe këtë vit po tërheq vëmendjen dhe kureshtjen e shumë pushuesve dhe vizitorëve të huaj, të cilët prenotojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror.

Në Shqipëri, në stinën e verës kulmon edhe interesi i turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët shprehin interes për turizmin bregdetar, malor, liqenor, historik dhe kulturor.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare, Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

Ky potencial turistik shihet nga ekspertët e ekonomisë, si mundësia më e mirë jo vetëm për rritjen e të ardhurave ekonomike familjare por dhe të ekonomisë së vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...