1 Gusht 2016 - 13:28
Mysafirët nga Zvicra, i ka pritur Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili në një bisedë të gjatë miqësore me ta, ka folur për aktualitetin politik në Kosovë, për rolin që mund të luajë Diaspora e Kosovës si dhe për obligimet dhe detyrat që kanë institucionet e shtetit, për bashkatdhetarët, që gjatë muajve të verës qëndrojnë në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, anëtarë të AAK-së, janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë, jo vetëm në proceset politike në vend, por edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe në perspektiven evropiane të saj.
Kryetari Haradinaj, me këtë rast, i uroi ata për Ditën Kombëtare të Zvicrës.
Vizita e anëtarëve dhe simpatizantëve nga Zvicra, ka qenë vizitë kthimi në AAK, kjo pas vizitës që kohë më parë u kishte bërë atyre një delegacion i AAK-së, i udhëhequr nga kryetari Haradinaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...