1 Gusht 2016 - 12:29
“Nuk ka ashpërsim të gjuhës por kërkesa për argumentim”, ka thënë Mustafa.
Lidhur me demarkacionin, Mustafa ka thënë se të gjitha çështjet do të zgjidhen në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës, pasi sipas tij, shënimi i kufirit është në interes të qytetarëve për realizimin e lëvizjes së lirë.
“Çështja e shënimit të kufirit do të jetë në interes të qytetarëve që të nxjerrë të vërtetën në shesh dhe qytetarët të realizojnë të drejtat e tyre për lëvizje të lirë. Unë nuk shoh ashpërsim të gjuhës, shoh vetëm kërkesë të argumenteve. Unë mendoj se kjo tryezë duhet të vë në pah argumentet. Në qoftë se flitet për humbje të territorit duhet të tregohet se në cilin territor që e ka administruar Kosova prej vitit 1974 e këndej po humbim me demarkacion. Në qoftë se nuk gjendet ai territor, atëherë duhet të tërhiqen nga kauza dhe duhet të votojnë shënimin e vijës kufitare në mënyrë që ne ta përmbushim edhe ata detyrim që e kemi ndaj bashkimit Evropian për liberalizim të vizave dhe jo vetëm për liberalizim të vizave por edhe për çështje të tjera të integrimit të evropian”, tha Mustafa.
I pari i Qeverisë tha se për dështimet në këtë aspekt duhet të japin përgjegjësi iniciuesit e kauzës dhe duhet të jenë më racional dhe nuk ka nevojë për akuza dhe për retorikë.
“Në qoftë se dikush ka dështuar për këtë, duhet të mbajë përgjegjësi dështimet. Andaj unë besoi se njerëzit duhet të jenë racionalë. Nuk kemi nevojë të akuzohemi dhe të shfrytëzojmë çdo fjalë tjetër, përveç argumenteve, sepse retorika këtu nuk ndihmon. Këtu ndihmojnë vetëm argumentet. E kemi pasur një sipërfaqe të cilën e ka pasur Kosova prej vitit 1974 e tutje dhe duhet ta shohim se a e kemi atë sipërfaqe sot pasi është nënshkruar marrëveshja e shënimit të vijës kufitare”, theksoi Mustafa.
Këto deklarata Mustafa i bëri sot, gjatë vizitës në fshatin Plemetin, ku kanë filluar punimet për urat të cilat do të lidhin këtë fshat me fshatin Hamidi.
Në këtë vizitë, Mustafa ishte i shoqëruar me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.
Ky i fundit, e vlerësoi lartë projektin për ndërtimin e urës, e cila, sipas tij, do të mundësojë lëvizje më të lehtë të qytetarëve të asaj ane.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...