1 Gusht 2016 - 11:56
Gjithashtu, Kuvendi miratoi plotësim-ndryshimin e politikave të organizimit të brendshëm të punës së organizatës, si dhe votoi për plotësim-ndryshimin e Rregullores Financiare, përmes së cilës u avansuan procedurat operative në menaxhimin e financave.
Tutje, Kuvendi i Anëtarëve me vota unanime zgjodhi Drejtoreshë Ekzekutive e organizatës Albulena Nrecaj për një mandat 3 vjeçar, i cili fillon më 1 gusht 2016.
Albulena Nrecaj, ka një përvojë të gjatë në sektorin e shoqërisë civile. Ajo iu bashkua ekipit të INPO-s në 2009, duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin dhe fuqizimin e vlerave demokratike në Kosovë si dhe përmbushjen e misionit të organizatës. Ajo ka studiuar për Juridik dhe për Sociologji. Deri më tani ka ushtruar detyrën e koordinatores së Programit të INPO-s për Qeverisje të Mirë.
INPO falënderon Arbër Kadriu, për punën dhe angazhimin e tij në zhvillimin e organizatës, si dhe i uron suksese në studimet postdiplomike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...