Përmendorja e Nexhat Agollit në Shkup, pa emër e mbiemër

1 Gusht 2016 - 10:52      

Kaluan më shumë se një muaj prej që u vendos përmendorja e Nexhat Agollit ndërsa postamenti i tij, siç shihet nga xhirimet e objektivit të kamerës së TV21, është lënë në harresë, transmeton Zhurnal.mk. Pa tabelë nga emri e mbiemri, e rrethuar me bërllok dhe pa pllaka të vendosura, në mes të qytetit të Shkupit po qëndron përmendorja e Nexhat Agollit.

“Përmendorja e Nexhat Agollit e cila është e vendosur në afërsi të ndërtesës së Telekomit edhe pse e vendosur tashmë disa javë duket e lënë pas dore, përveç që nuk është tërësisht e përfunduar postamenti por po ashtu qëndron pa emër e mbiemër.

Pyetëm qytetarë të rastit që i takuam në afërsi të përmendores. Ata nuk dinë se cila përmendore është vendosur.

“U mbush krejt sheshi me përmendore edhe turistët që vinë thonë që ka ekstrem shumë përmendore. Nga çdo anë përmendore, mendoj që është e tepruar. Ka prej tyre që nuk kanë asnjë vlerë”.

“Tu tregoj drejtë shpesh kaloj këndej, as nuk më intereson, prej përmendoreve edhe koka po më dhemb. Le të na japin punë. Unë jam shkupjan i vjetër me të vërtetë më pengon, unë jetoj këtu në afërsi të qeverisë dhe është bërë kaos. Ky nuk është Shkupi që e njoh unë”, u shprehën disa qytetarë.

Natën vonë, muajin e kaluar u vendos përmendorja e fundit nga 3 figurat shqiptare në kuadër të projektit “Shkupi 2014”. Me përmendoren e Agollit përmbyllet kapitulli i vendosjes së përmendoreve shqiptare në Shkup që kushtojnë afro 70 mijë euro. Nga Ministria e Pushtetit Lokal e cila është përgjegjëse për sjelljen e vendosjen e këtyre përmendoreve informojnë që firma Beton së shpejti do ta rregullojnë mermerin e përmendores.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...