“Ditët e Diasporës” nisin me “Një lule për Jasharët”

1 Gusht 2016 - 08:16      

Aktiviteti tradicional “Ditët e Diasporës” do të fillojë sot në fshatin Prekaz të Drenicës, në vendlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Organizatorja e këtij manifestimi, Ministria e Diasporës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se manifestimi do të fillojë me aktivitetin e quajtur “Një lule për Jasharët”, ku do të bëhen homazhe në varrezat e familjes Jashari.

Po në Prekaz pas homazheve do të mbahet një koncert me orkestrën “Spartiti për Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.

Aktiviteti “Ditët e Diasporës” do të vazhdojë edhe të martën(2 gusht) ku në Muzeun Etnologjik të Kosovës “Emin Gjiku” ndahen çmimet “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Diasporës të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë personalitete të jetës politike, kulturore dhe sportive nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora, ndërsa do të performojnë bendi i RTK-së, Bardh Jakova & Spartiti per Scutari dhe grupi nga Kroacia, “Zoria”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...