Posta e Kosovës, në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes për shpërndarjen e ndihmave sociale

1 Gusht 2016 - 06:26      

Grupi punues i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), i cili ishte themeluar për në maj të këtij vitit ishte themeluar për të shqyrtuar çështjen e shpërndarjes së ndihmave sociale, ende nuk ka nxjerrë një përfundim.

Grupi që ishte formuar pasi që më 4 maj, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), pas ankesës së Postës së Kosovës dhe gjetjes së një sërë shkeljeve, kishte anuluar tenderin për shpërndarje të ndihmave sociale, të shpallur nga Ministria e Punës, pritet që në fund të muajit gusht, për këtë çështje të dalë me disa rekomandime për ministrinë. Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, në ministri Musa Demiri. “Grupi punues, i formuar për të shqyrtuar këtë çështje, pritet që në fund të muajit gusht të paraqesë rekomandimet”, është shprehur ai, shkruan sot Koha Ditore.

Pas kësaj do të dihet nëse Postës së Kosovës do t’i mundësohet që të shpërndajë ose jo ndihmat sociale. OShP-ja në vendimin e saj kishte vlerësuar se Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale kishte shkelur Ligjin e Prokurimit, duke e përjashtuar Postën nga procedura tenderuese vetëm pse nuk e ka statusin e institucionit bankar.

Gjykata e tenderëve kishte vlerësuar se Posta e Kosovës ishte diskriminuar nga procesi tenderues dhe kishte vendosur për anulim të tenderit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...