Qëndrim Ramadani për sulm kishte përdorur armatim zviceran

31 Korrik 2016 - 22:04      

Personi që ka marrë pjesë në një pritë në Turqi nga e cila janë vrarë tre persona (nga të cilët dy policë turq) Qëndrim Ramadani, ka përdorur armatim të prodhimit zviceran.

Ramadani, i cili është dënuar nga një gjykatë turke në muajin qershor me 176 vjet e gjashtë muaj burg, është rritur në Zvicër, prej nga është dëbuar në vitin 2013 për shkak të një numri veprash penale. Mediet zvicerane shkruajnë se ai është radikalizuar më vonë, pasi që është dëbuar nga Zvicra dhe me kohë i është bashkuar ISIS-it.

Siç shkruan gazeta “Sonntagsblick”, duke iu referuar të dhënave nga gjykata, granatat e dorës që i ka përdorur ai krahas kallashnikovëve dhe armëve tjera, kanë qenë prodhim zviceran. Aty shkruan se “te Ramadani janë gjetur dy granata të tipit “high explosive fragmentation HG86 SM8-03…” Këto granata janë prodhim i fabrikës zvicerane të pajisjeve ushtarake “Ruag”.

Se si kanë arritur këto granata në duart e terroristëve islamikë, ka një histori të veçantë, përcjell albinfo.ch. Nga eksporti që Zvicra kishte bërë në Arabinë Saudite në vitin 2012, një pjesë e armatimit kishte rënë në duart e luftëtarëve sirianë dhe pastaj ka qenë e lehtë që ato të bien edhe në duart e ISIS-it. Gazeta SonntagsZeitung atëbotë e kishte problematizuar këtë rast.

Përgjegjësit për informim në Ruag ndërkaq kanë deklaruar se prodhimet e tyre nuk u jepen terroristëve. Ruag ka vepruar në përputhje me ligjet e vendit dhe i ka shitur armatim një shteti sikur është Arabia Saudite.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...