Turqia i do vetëm kadetët beqarë të FSK-së për Akademi Ushtarake

31 Korrik 2016 - 20:53      

Secili i ri a po e re që dëshiron ta kryejë Akademinë Ushtarake Tokësore dhe Mjekësore në Turqi si kadet i FSK-së duhet të jetë plotësisht i lirë.

Në konkursin që është shpallur nga Ministria e FSK-së për kandidatët që duan të shkollohen në Akademinë Tokësore dhe Mjekësore të Turqisë kërkohen kritere të ashpra që duhet të plotësohen, transmeton kosovapress.

Kandidati që aplikon për këto dy akademi të shtetit turk përveç që duhet të mos jenë të dënuar apo nën hetime ata duhet të jenë plotësisht të lirë edhe në jetën private.

Në konkursin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së FSK-së thuhet se kandidati duhet të mos jetë as i fejuar, as i martuar, i divorcuar dhe as mos të jetë në lidhje bashkëjetese.

Këto kushte për kadetët e FSK-së që do të pranohen në Akademitë e Turqisë i ka kërkuar shteti turk.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress drejtori i zyrës për marrëdhënie me publikun në FSK Ibrahim Shala.

Sipas Shalës rekrutimi i kadetëve për shkollim në Akademitë Ushtarake të shteteve partnere bazohet edhe në kriteret dhe kërkesat e paraqitura në ofertat e shteteve partnere.

“Për të shpjeguar më tutje, kushtet e aplikuara për konkurrim në Akademinë Ushtarake Tokësore dhe Akademinë Ushtarake Mjekësore janë kërkesa të shtetit turk i cili në këtë rast ka ofruar ofertën për shkollimin e kadetëve nga FSK-ja në këto dy Akademi Ushtarake”, ka thënë Shala për KosovaPress.

Sipas tij raste të tilla janë shënuar edhe më parë, por që kanë pasur të bëjnë vetëm për rekrutimin e kadetëve për shkollim në Akademitë Ushtarake të shteteve partnere si: Akademia Ushtarake e Republikës së Turqisë dhe Akademia Ushtarake në SHBA-West Point.

Shkollimi në Akademinë Ushtarake Tokësore do të zgjas 4 vjet ndërsa në atë Mjekësore do të zgjas 6 vjet.

Mosha e preferuar për të konkurruar është që kandidati të jetë i moshës 21 vjeçare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...