Trajnimet e pjesëmarrësit e shumtë shtyjnë Akademinë për Siguri të kërkojë objekt të ri [video]

31 Korrik 2016 - 19:04      

Akademia e Kosovës për Siguri Publike, si rezultat i numrit të madh të trajnimeve dhe pjesëmarrësve brenda një viti, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërtimin e një objekti të ri, transmeton KTV.

Pjesë e Akademisë është edhe Fakulteti i Sigurisë Publike, që rishtazi është në fund të procesit për regjistrimin e gjeneratës së tretë. Numri i studentëve në rritje dhe trajnimet e vazhdueshme të pjesëtarëve të institucioneve të ndryshme, kanë zgjuar nevojën për një objekt shtesë.

Drejtori Smakiqi pranon se e kanë problem të mbulojnë të gjitha aktivitetet e planifikuara, me buxhetin dhe infrastrukturën ekzistuese. Lidhur me këtë kërkesë, Ministria e Punëve të Brendshme, në një përgjigje për KTV-në, kanë konfirmuar se projekti në fjalë, është bërë pjesë e planifikimeve buxhetore për vitin 2017, në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2017-2019, dhe si e tillë i është përcjellë për aprovim Ministrisë së Financave.

Objekti i Fakultetit të Sigurisë Publike, me një sipërfaqe 7000m2, pritet të kushtojë rreth 2.7 milionë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...