Kadrijaj: Mustafa ka filluar shantazhet për mbrojtjen e demarkacionit

31 Korrik 2016 - 18:17      

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj nëpërmes një reagimi ka thënë se kryeministri Isa Mustafa po shantazhin vartësit e tij që të mbrojnë versionin e demarkacionit sipas Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi.

Ajo thotë se kryeministri e ka humbur logjikën dhe se ka filluar shantazhet dhe kushtëzimet me punë, e këtë Kadrijaj e krahason me regjimin e Millosheviqit, transmeton Koha.net.

“Duke u afruar data 3 gusht, qeveria dhe kryeministri e kanë humbur logjikën. Kam menduar se pas rrëzimit të regjimit të Millosheviqit, shantazhet dhe kushtëzimet për vende të punës kanë përfunduar. Por çuditërisht këto dukuri po vazhdojnë edhe sot. Isa Mustafa, të gjitha institucioneve përgjegjëse për demarkacion, eksperteve dhe të punësuarve, ju ka thënë: ‘o mbrojeni demarkacionin sipas versionit të komisionit qeveritar o shkoni në shtëpi’”, shkruan Kadrijaj, e cila lut të gjithë që mos të binë pre e politikës ditore.

“E si deputete e Kuvendit të Kosovës kam një lutje për të gjithë keta persona, mos bini pre e politikës ditore se kufiri është një!! Kullë, Zhlep dhe Çakorr”, përfundon Kadrijaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...