31 Korrik 2016 - 14:27
Për herë të parë, pas disa herësh radhazi, nuk e përmendi Marrëveshjen e demarkacionit dhe nuk u mor me tokën e humbur ose të pa humbur përgjatë kufirit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.
Megjithatë, ai sërish s’e ka harruar tokën.
Dhe, edhe kësaj here, ai u bë ekspert dhe mësues, pasi ndjekësve të vet në Facebook u ka treguar, kësaj radhe me katër foto e me dy fjali, se çfarë mund të prodhojë toka e jonë.
Për ta ilustruar këtë, kryeministri ka publikuar foto pemësh të kultivuara e tashmë të arrira në rajonin prej nga vjen, nga Gollaku:
“Janë këto fruta të kultivuara në bjeshkët e Gollakut, në lartësi mbidetare 960 m. Asgjë nuk i mungon Kosovës tonë, veç vullnetit të punojmë edhe më shumë”, ka shkruar ai me këtë rast në Facebook.
Dy gjëra, megjithatë nuk dihen nga ky postim: A janë këto foto të shkrepura nga dora e syri i Kryeministrit dhe a janë ato të kultivuara në pronën e tij, në Prapashticë.
Sido që të jetë, ky postim mund të ketë lidhje me demarkacionin.
Me atë që pritet të bëhet me Serbinë, siç kanë paralajmëruar ministra të tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...