Nxënësit e shkollës shqipe nga Gjermania fitues të kuizit të MeD-së

31 Korrik 2016 - 13:16      

Organizuar nga Ministria e Diasporёs, nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisё “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjen pyetjeve nga lёndёt gjuhё e letërsi shqipe, kulturё, histori dhe gjeografi.

Përmes këtij kuizi, ata dëshmuan se kanë njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar, dhe kjo dëshmon se këto njohuri ata i morën nga mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët punojnë me vullnet dhe pa u lodhur.

Nga kjo garë, fitues doli grupi i nxënësve të shkollës shqipe nga Gjermania.

Finalja e kuizit u përshkua edhe me një pikë instrumentale, një pikë baleti dhe një poezi të recituar nga një mësues i shkollës shqipe në Greqi.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili, pasi u uroi suksese nxënësve garues, i përshëndeti mësuesit nga diaspora, duke thënë: “Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë mësuesit shqiptarë që me përkushtim e vendosmëri e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe në Gjermani, Zvicër, Austri, Greqi e në shumë shtete të botës. Dhe ne si ministri po bëjmë përpjekje që aq sa kemi mundësi, duke i inkuadruar edhe institucionet e tjera si të Kosovës, po ashtu edhe ato të Shqipërisë, t’u qëndrojmë gjithnjë më afër mësuesve, t’u qëndrojmë më afër shkollave shqipe”.

Nё fund, pjesëmarrёsve tё kuizit “Ti je pjesë e atdheut” iu dhanë nga njё libёr.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...