
31 Korrik 2016 - 11:17
Shërbim të shpejtë dhe të specializuar e ka cilësuar Beqaj hapjen e këtyre qendrave pranë zonave bregdetare.
“Praktikisht, në të gjithë vendin deri më sot kemi rreth 16-17 mijë raste që janë shërbyer. Vetëm në atë pjesë që mbulohet nga qendra shëndetësore e Bashkisë së Himares, që fillon nga Palasa e shkon deri në Qeparo, madje ne ndonjëherë nuk arrijmë të masim kufijtë administrativë po shkojmë aty ku vjen thirrja, jemi në 1400 persona të shërbyer me vizita, me urgjenca dhe një numër më të vogël referimesh për në spital,” ka nënvizuar Beqaj.
Beqaj ka theksuar se këtë shërbim kanë filluar nga mesi i muajit qershor.
“Këtë vit janë 25 qendra shëndetësore në bregdet dhe në zonat malore. Shtesë nga viti i mëparshem kemi Kalanë e Dodës, Kelmendin dhe Prespën. Por, edhe këtë vit, në të gjithë gjatësinë e bregut të jugut, ajo që mbulohet sot nga Bashkia e re e Himarës me ndarjen e re administrative territoriale, kemi shërbim të shtuar me më shumë mjekë, më shumë infermierë, shërbim 24-orë, dy autoambulanca në shërbim përgjatë gjithë sezonit, si dhe një furnizim shumë të mirë me barna dhe materiale mjekimi që i duhen mbarëvajtjes së shërbimit të urgjencës në sezonin turistik”.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë se Himarës, Gjergji Goro, pohoi se “këtë vit shërbimi ka ardhur duke u përmirësuar, pasi plotësuam edhe ato mangësi te vogla që hasëm gjatë vitit të kaluar. Në qendra shëndetësore shërbimi ofrohet nga mjekë dhe infermierë përgjatë gjithë ditë-natës dhe ky shërbim ofrohet më së miri. Dua të theksoj se edhe operatorët turistikë kanë qenë të interesuar për këtë shërbim, çka ka sjellë edhe një rritje të numrit të turistëve”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...