Kryeministri Mustafa deputetët Leka e Selimi i quan mashtrues

30 Korrik 2016 - 22:41      

Sa vjen e afrohet dita për debatin shkencor për demarkacionin dhe data e caktuar për ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvend (3 dhe 4 gusht), aq më e rreptë po bëhet gjuha e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa ndaj atyre që po e kundërshtojnë demarkacionin, transmeton koha.net.

Pas rekomandimit që Mustafa si “specialist mjekësor” për ekspertë e profesorët që të kontrollohen te mjeku para se të flasin për demarkacionin, tash iu kthye dy deputetëve të opozitës të cilët ai i quajti mashtrues.

Kështu Mustafa për Pal Lekën e Rexhep Selimin ka shkruar:
“Pali i AAK-së, Rexhepi i VV e disa të tjerë sot më cilësuan me fjalorin e origjinës së tyre, por asnjëri nuk pati guxim dhe gatishmëri të thotë ku janë hektarët për të cilët ia vunë flakën Kosovës.
Unë ju ftoj të dëshmoni për hektarët, ose të pranoni publikisht se keni mashtruar dhe të votoni demarkacionin”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...