Si e arsyeton Shpend Ahmeti vendimin për Beerfest

30 Korrik 2016 - 21:43      

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka treguar motivet pse ka vendosur që ta ndalojë vazhdimin e Festivalit të Birrës, transmeton Koha.net.

Ai lidhur me këtë ka shkruar se shumica e kanë lidhur me fe, terorrizem frike e guxim por në fakt situata ka qenë më e thjeshtë se kaq. Numri i madh i njerëzve në atë hapësirë sheshi ka ekspozuar probleme të cilat nuk i kemi menduar më parë. Largimi i shumë njerëzve ne fyte të ngushta ka shkaktuar probleme nga stampedot e mundshme. Si dhe hapësira e lirë e sheshit ka pamundësuar kontrollin e moshes posaqerisht gjatë shitjes së birrave.

Kryetari i kryeqyteti ka shtuar se nuk kemi polici komunale, dhe kur kemi vlerësuar se nuk jemi në gjendje ta garantojmë sigurine nga ekspozime si rasti i mbrëmshëm atëherë kemi anuluar deri në një rast tjeter te organizimit më të mirë në ndonjë vend tjetër. Mbrëmë kam pranuar dhjetëra thirrje nga prindër e familjarë tē brengosur për sigurinë dhe skenat nga ikja. Kur nuk kemi mekanizma të sigurisë, preventiva është mjeti i vetëm.

Ahmeti ka lutur që “mos e ktheni as në fitore apo humbje të lirisë, birres, fesë apo terrorizmit. As nënshtrim ndaj frikes. Veçse masë preventive për siguri. Mos ndjellni fatalitet, pesimizem e beteja të paqena përmes beerfestit.

Më mirë qindra kritika sot se ngushëllime nesër. Uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve mbrëmë. Po ashtu falenderoj organizatorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, ka përfunduar Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...