Thaçi paralajmëron daljen nga politika

30 Korrik 2016 - 20:21      

Daljen e vet nga politika kryetari i Kosovës sot e ka paralajmëruar në një medium të Beogradit, transmeton Koha.net.

Në një intervistë të gjatë për gazetën “Danas”, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar largimin e vet nga skena politike e Kosovës.

“Dëshiroj të theksoj se politika nuk është jeta ime. Presidenca është dalja ime nga jeta institucionale e politikës kosovare”, citon kjo gazetë të ketë thënë Thaçi, pa saktësuar nëse kryetari aktual e synon edhe një mandat në Presidencë, njofton Koha.net.
Kryetari i vendit, pasi ka ritreguar edhe se si "është zgjedhur me shumicën e votave të Kuvendit në krye të shtetit", ka folur për viktimat e luftës në hapësirat e ish- Jugosllavisë.

“Kosova së shpejti do të hapë kapitujt e gjetjes së drejtësisë nëpër gjykatat ndërkombëtare për gjenocidin e Slobodan Milosheviqit dhe për këtë jemi përgatitur një kohë të gjatë”, ka thënë Thaçi, i cili, më pas ka përmendur vizitën që e ka bërë në Stara- Grackë ku në korrikun e vitit 1999 u vranë 14 serbë ndërsa ka mohuar që ndonjë krim i pasluftës në Kosovë të jetë bërë nga UÇK-ja.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Thaçi ka thënë se ai po i zbut marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe po e përafron Beogradin e Tiranën.
Në fund të intervistës, kryetari Thaçi ka bërë një rikapitulim të karrierës së vet politike duke paralajmëruar daljen e vet nga skena politike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...