“Kosova Olimpike” në E diela me Koha Ditore [video]

31 Korrik 2016 - 01:04      

“Kosova Olimpike”, është tema e javës, këtë të diel në gazetën “Koha Ditore”. Për Lojërat Olimpike në Rio, mund të lexoni edhe intervistën dhe shumë shkrime të tjera që lidhen me përfaqësimin e Kosovës në Brazil. Po ashtu, lexuesit e edicionit special të këtij numri, mund të lexojnë edhe rubrikat e përjavshme, si dhe artikuj të tjerë nga kultura dhe teknologjia.

Përfaqësimi i Kosovës në Lojërat Olimpike, është tema kryesore në edicionin special të së dielës me Kohën Ditore.

Driton Kuka shfaq bindjen e tij se Majlinda Kelmendi do të shpallet kampione.

Për përfaqësimin olimpik, mund të lexoni edhe shkrimin e Visar Locit “Ethet e dy olimpistëve”.

Ndërkaq, kampionia Majlinda Kelmendi, në intervistën për Kohën Ditore, thotë se do të ishte çudi nëse mbetet pa medalje olimpike.

Në rubrikën reportazh, mund të lexoni për Epokën e artë ferizajase për ekipin e hendbollit.

Te bota, gjeni shkrimin konspiracionet e një tentim-puçi dhe për popullin që urren të vonohet.

Solo-këngëtarja operistike shqiptare, Merita Junike, rrëfen në rubrikën “7 shkronjat”.

Hakmarrja dhe mikpritja e shqiptarëve, është shkrimi që lexuesit e Kohës Ditore mund të lexojnë në rubrikën “Fejton”, kurse në “Kosovarçe”, vjen shkrimi për pehlivanët si krenaria e mundjes popullore.

Në Kulturë, mund të lexoni për “Djalin e keq” të arkitekturës dhe për artisten që shtron pyetje nëpërmjet skulpturave.

Ndërsa në “Monument”, është shkrimi për dy lagje monumentale që janë në pritje të turistëve.

“Koha Ditore”, këtë të diel sjell edhe shumë shkrime të tjera për sportin, si dhe artikuj të tjerë nga bota e filmit, modës dhe shkencës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...