Lekaj e fton Mustafën të shkojnë bashkë në Kullë, Çakorr e Zhlep

30 Korrik 2016 - 19:23      

Ka vazhduar polemika në mes kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe deputetit të AAK-së Pal Lekaj.

Në një postim të fundit, kryeministri Mustafa e kishte inkurajuar deputetin Lekaj që të tregojë se ku ndodhen 8200 hektarët e humbur të territorit të Kosovës.

Pal Lekaj i AAK-së i është përgjigjur kryeministrit, duke bërë thirrje që të shkojnë bashkë për të parë pjesën e territorit të humbur.

“Kryeministër, nëse i keni argumentet dhe guximin qytetarë, ju ftojë që të shikojmë së bashku në Kullë, Çakorr e Zhlep, dhe do ju tregoj saktësisht territorin e humbur. Juve ju mbetet që të vendosni për ditën dhe orën”, ka shkruar Lekaj.

Lekaj në këtë debat që tashmë e konsideron të mbyllur, e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, duke thënë se legjitimiteti i tij është i dyshimtë.

“Ju ka mbetë e madhe vetëm mendja kryeministër, e Kosovën çdo ditë po e t'kurrni, duke filluar nga mundësitë për të jetuar deri në ato që e përbëjnë shtetin, (territorin, sovraniteti, e popullin). Te gjithë, përjashto ju dhe disa klient qeveritarë tuaj, e kanë kuptuar se Kosova po shkon në rrugën me te gabuar, edhe matjet anketuese për optimizëm nuk po ju funksionojnë më”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka shtuar se deputetët janë të vendosur që të shpëtojnë Kosovën dhe në këtë pike sipas tij, janë të gjithë deputetët thuajse pa përjashtim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...