Foto: Ilustrim

Familja Kryeziu e Xërxës kërkon fajtorët për vdekjen e djalit të saj [video]

30 Korrik 2016 - 19:11      

Familja Kryeziu nga fshati Xërxë e Rahovecit po kërkon drejtësi për fajtorët që, sipas tyre, shkaktuan vdekjen e djalit, Vetonit, raporton KTV.

Vetoni, pas një muaji që kishte qëndruar në QKUK, në gjendje kome, si pasojë e goditjeve që kishte marrë nga tensioni i lartë i rrymës, kishte gjetur vdekjen.
Familjarët për këtë e bëjnë përgjegjës KEDS-in dhe nga kompania po kërkojnë dëmshpërblim.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Prokuroria aktualisht është në fazën e hetimeve. KEDS-i nuk ka dashur të komentojë lidhur me rastin. Në anën tjetër, kompania më herët kishte thënë se lidhur me rastin është formuar një komision, ku ky i fundit është duke e finalizuar raportin. “Ne momentin që të jetë raporti final, ne do t'jua bëjmë të ditur të gjeturat”, ka thënë Buzhala.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...