30 Korrik 2016 - 19:03
Qindra vetë që po e festonin nisjen e Festivalit të Birrës, u tronditën rëndë kur të premten mbrëma dëgjuan të shtëna armësh në mes të turmës. Dëshmitarët e rastit, të cilët po festonin në Beer Fest, thonë se menjëherë është përhapur panik i madh, duke thënë se janë sulmuar edhe nga ISIS-i. Nga frika e madhe që është krijuar, dhjetëra njerëz u lënduan, duke tentuar të iknin nga vendi i ngjarjes.
Sipas specialistëve të Emergjencës, shumica e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kanë qenë kryesisht të moshave minore.
Ndonëse lëndimet e tyre nuk janë me armë zjarri, Policia e Kosovës ka pohuar se dyshohet për të shtëna armësh, dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja të plumbave.
Zëdhënësi, Agron Borovci, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka konfirmuar se policia ende nuk e ka identifikuar personin që ka shkrepur e as nuk i ka zbuluar motivet e këtij incidenti. Ndërkohë, është thënë se janë intervistuar disa persona lidhur me rastin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...