3 Qershor 2014 - 14:23
Ky trajnim në Prishtinë tuboi shumë gazetarë dhe studentë të gazetarisë, të cilët dëgjuan paraqitjet nga Adeline Hulin, Sektori i Komunikimeve dhe i Informacionit në UNESCO, Helen Darbishire, drejtoreshë e Access info Europe, Victoria Anderica, hulumtuese dhe zhvilluese e fushatës pranë Access info Europe.
Nga përfaqësuesit e Këshillit të Mediave të Kosovës ligjeroi prof. dr. Ibrahim Berisha, kryetar i bordit të KMSHK-së. Ai informoi të pranishmit mbi funksionimin, mekanizmat dhe sfidat e Këshillave të Mediave, ndërsa Flutura Kusari, anëtare e bordit të KMSHK-së, paraqiti temën: “Kërkimi i informatave në Kosovë: të kuptuarit e legjislacionit” duke informuar kështu të pranishmit mbi të drejtat e qytetarëve dhe gazetarëve në veçanti, për të kërkuar të dhëna nga institucionet e ndryshme në Kosovë.
Gresa Musliu, koordinatore për lirinë e qasjes në informata pranë BIRN-it, prezantoi pesë raste që ajo ka inicuar për të marrë informata nga institucionet publike, dhe sfidat nëpër të cilat ajo ka kaluar për të marrë ato informata.
Gjatë këtij trajnimi, u prezantua edhe Udhëzuesi për gazetarë për qasje në dokumente publike, botim i Access info Europe, UNESCo-s, dhe Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...