Eksportet shqiptare goditen nga rënia e çmimeve në bursën ndërkombëtare

30 Korrik 2016 - 13:54      

Rënia e çmimeve në bursat ndërkombëtare për mineralet dhe naftën godet eksportet shqiptare. Instituti i Statistikave njoftoi se mineralet dhe lëndët djegëse dhanë ndikimin kryesor në uljen vjetore të eksporteve, të cilat në gjysmën e parë të këtij viti rezultojnë 10.7 pikë përqindje më pak sesa 6-mujorin e parë të 2015-ës.

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, rënia vjetore e eksporteve prej 6,4 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,7 pikë përqindje. Po ashtu edhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale” shënoi rënie me 2,9 pikë përqindje, pasuar nga grupi “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 0,2 pikë përqindje.

Ndërsa grupi “tekstile dhe këpucë” shënoi rritje vjetore prej 5,3 pikë përqindje. Po ashtu sipas INSTAT-it, edhe grupi “ushqim, pije, duhan” u rrit me 1,4 pikë përqindje, ndërsa grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” ka kontribuar pozitivisht me 0,6 pikë përqindje.

Në muajin qershor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 miliardë lekë, duke u ulur me 6,4 % në krahasim me qershorin e vitit 2015 dhe rritur me 10,1 % në krahasim me majin e vitit 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...