30 Korrik 2016 - 13:49
“Prishtina si kryeqytet është nikoqire e organizimeve të shumta argëtuese, ekonomike e politike. Detyra jonë ka qenë gjithmonë që të gjejmë një balancë në mes të argëtimit, lirisë dhe qetësisë e sigurisë publike.
Kërkesat më të shpeshta janë për organizime në shesh të cilat jo rallë i refuzojmë”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij “Beerfest” është një prej organizimeve më të mëdha dhe më të suksesshme që ka Prishtina në vitet e fundit.
“Edhe këtë vit në diskutime me organizatorët kemi ngritur brengat tona me disa çështje të cilat organizatorët kanë marr masa t’i adresojnë. Mirëpo numri i madh i njerëzve mbrëmë ka tejkaluar të gjitha kapacitetet organizative dhe ka shpërfaqur disa probleme substanciale”, ka thënë Ahmeti, teksa ka numëruar se kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak te numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh.
“Për këto arsye kam vendosur që të revokojmë lejen e Beerfest për sot e nesër. Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policinë dhe drejtoritë përkatëse”.
Shumë komente kundër organizimit të këtij festivali janë thënë në rrjetin social Facebook. Kundër është shprehur sot edhe Partia e Drejtësisë, e cila ka kërkuar përgjegjësi nga Shpend Ahmeti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...