Edhe emigrantët shqiptarë në kurthin e një rrjeti restorantesh në Britani

30 Korrik 2016 - 11:03      

Një rrjet restorantesh të “Byron Hamburger” në Britani është kthyer në tmerrin e emigrantëve, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Restorantet në fjalë spiunojnë tek autoritetet për emigrantët e paligjshëm.

Mediat britanike shkruajnë se të paktën 35 emigrantë, midis të cilëve edhe shqiptarë u deportuan nga Britania, pasi u ndaluan nga autoritetet e emigracionit. Emigrantët punonin për këto restorante.

Ata u futën në kurth nga drejtuesit, duke i thirrur në një trajnim, por realisht ishte një marrje në pyetje dhe ata që rezultuan emigrantë të paligjshëm u ndaluan, me qëllim për t’u dëbuar. Përveç se nga Shqipëria, emigrantët vijnë edhe nga Nepali, Brazili, Egjipti e vende të tjera, përcjell ksp.

“Kjo është e ndyrë dhe e neveritshme. Disa nga këta njerëz kanë punuar këtu për 4 ose 5 vite dhe atyre nuk ju dha mundësia as për të thënë lamtumirë”, tha një punonjës i restorantit në kushte anonimati.

Vetë drejtuesit e restorantit thanë se kishin zbatuar ligjin, duke deklaruar se punonjësit nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...