30 Korrik 2016 - 10:50
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë për koha.net se Policia ka reaguar menjëherë pasi kishte marrë raportimin për të shtëna në sheshin “Zahir Pajaziti.
Ai ka konfirmuar lëndimin e një personi në këmbën e majtë, por që nuk është konfirmuar se këtë lëndim e ka pësuar nga arma e zjarrit.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja. Lidhur me ketë rast kemi marr një informatë që një person është i lënduar në këmben e majtë, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, nuk janë konfirmuar lëndime nga arma e zjarrit përveç disa gërvishtjeve që ka marrë nga ndonjë objekt i mprehtë”, ka thënë ai.
Policia ka thënë se situata është nën kontroll dhe rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Gjuajtja me armë ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00 me ç’rast shkaktoi panik duke bërë që njerëzit të iknin. Si pasojë e ikjes në panik më shumë se 40 persona kërkuan ndihmë në QKUK.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...