Temperatura maksimale e minimale për rajonet në Kosovë

30 Korrik 2016 - 09:24      

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për temperatura minimale e maksimale gjatë ditës së sotme, nëpër qytete të ndryshme.

Edhe sot, Prizreni e Gjakova do të jenë më të nxehtat, ku temperaturat më të larta do të prekin shifrën e 32 gradëve të Celciusit. Maksimalja në Prishtinë, Podujevë e Gjilan do të mbërrijë në 31 gradë. E në Pejë, Ferizaj dhe Mitrovicë maksimalja do të ndalet në 30 gradë.

Temperatura minimale do të shënohet në Mitrovicë e Ferizaj me 15 gradë, në Prishtinë, Pejë, Podujevë e Gjilan 16 gradë, ndërsa në Prizren e Gjakovë nuk do të bjerë nën 17 gradë Celcius.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...