Policia flet për detajet e incidentit të sotëm në “BeerFest”

30 Korrik 2016 - 01:05      

I lënduar në këmbën e majtë nuk është lënduar nga arma e zjarrit. Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi policor Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se ka qenë një situatë paniku dhe se raportimet e para kanë qenë se një person është plagosur me armë zjarri, por është verifikuar që nuk ka ndodhur ashtu, transmeton Koha.net.

“Është raportuar rreth orës 22:55 për të shtëna me armë dhe policia ka dalë në vend të ngjarjes... Ai person nuk është lënduar me armë zjarri, por nga një mjet tjetër i fortë që ka hasur gjatë ikjes”, ka thënë Hoxha për Koha.net. Ai më tej ka thënë se dyshimet fillestare janë se personi që ka shtënë me armë ka qenë një i dehur që ka shtënë në ajër.

Hoxha ka shtuar se situata është e qetë dhe se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se shpejt do të dalin me një komunikim zyrtar për publikun.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...