Marrëveshja 2.6 milionë euro me gjithë shkeljet kthehet në Kuvend

30 Korrik 2016 - 06:40      

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka bindur Komisionin për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale që të procedojë në Kuvend marrëveshjen e kredisë Kosovë-Unicredit Bank AG për blerjen e aparaturave për modernizimin e Kardiologjisë Invazive.

Hoti këtë propozim e ka bërë me gjithë shkeljet e identifikuara e dyshimet për keqpërdorim të tenderit 2.6-milionësh, shkruan sot Koha Ditore.

Komisionit për shëndetësi Hoti i ka dhënë garanci se “do ta bëjnë monitorimin e shpenzimit të parave”, edhe pse tenderi ka përfunduar.

Flora Brovina, kryetare e Komisionit për shëndetësi, ka thënë për gazetën se është e vetëdijshme për parregullsitë e tenderit, por kanë vendosur që ta procedojnë tutje për shkak “të nevojave të Kardiologjisë”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...