Inspektorati gjen shkelje të shumta te kompanitë mediale, nuk tregon cilat

30 Korrik 2016 - 06:35      

Puna pa kontrata, kontrata në kundërshtim me Ligjin e punës, puna jashtë orarit, moskompensimi i duhur i punës gjatë natës dhe i punës për festa shtetërore, si dhe mungesa e kontrolleve mjekësore për të punësuarit, janë disa prej shkeljeve që Inspektorati i punës ka hasur në 34 kompani mediale që i ka inspektuar, në procesin inspektues që ka filluar më 26 maj të këtij viti.

Në një konferencë për media, kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi, ka thënë se në këtë proces kanë inspektuar 34 media, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka theksuar se kanë pasur të inspektojnë më shumë media, por se një pjesë të tyre nuk kanë arritur që t’iu gjejnë as adresat e as punëdhënësit e tyre.

“Kjo ka mbetur në të ardhmen që të shohim ku janë dhe si funksionojnë”, është shprehur Ibrahimi.

Ai ka njoftuar se gjatë këtij procesi kanë shqiptuar tri gjoba, por nuk ka dhënë detaje për shumën ose mediat që janë gjobitur. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...