
30 Korrik 2016 - 00:02
Sipas Policisë së Kosovës, ka pasur të shtëna në mes të turmës dhe nga të shtënat është plagosur në këmbën e majtë një 15-vjeçar, transmeton Koha.net.
Gazetari i Koha.net ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna dhe ia kanë mbathur andej ku e kanë parë më të lehtë. Po ata dëshmitarë kanë thënë se janë parë dy grupe të të rinjve që kanë pasur konflikt, dhe sipas tyre ky ka qenë shkaku i këtij incidenti
Qytetarët kanë ikur edhe në restaurantet përgjatë sheshit duke kapërcyer mbi karrige e tavolina duke u lënduar nga xhamat e thyer dhe gjësende tjera.
Policia ka rrethuar vendin dhe tanimë sheshi është në situatë të qetë. Kurse organizatorët e festës së birrës kanë thënë se ky ka qenë incident i vogël, që ka shkaktuar panik të madhe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...