Policia rrethon sheshin “Zahir Pajaziti”

29 Korrik 2016 - 23:33      

Policia e Kosovës ka rrethuar një zonë të madhe të sheshit “Zahir Pajaziti” dhe po kryen hetime se çka ndodhi në orët e mbrëmjes, kur aty po mbahej nata e parë e festivalit “BeerFest”.

Mësohet se nga vrapi i pakontrolluar e nga paniku që ka përfshirë turmën kanë mbetur disa të lënduar. Shumë njerëz janë shkelur nga turma që është përfshirë në “stampedo”.

Shumë të tjerë janë alivanosur nga frika.

Ambulancat kanë ofruar ndihmën e parë për ata që kanë pasur nevojë, e të tjerë janë dërguar drejt QKUK-së.

Në këto çaste, gjendja në sheshin e kryeqytetit paraqitet e qetë.

Portali Koha.net nuk ka mundur ende të vë kontakt me Policinë e Kosovës për të mësuar se deri ku kanë mbërri hetimet. Portali do të vazhdojë t’ju informojë për çdo detaj në lidhje me këtë ngjarje.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...