Veseli: Në të ardhmen dialogu duhet të zotërohet më shumë nga kosovarët

29 Korrik 2016 - 21:19      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, ka thënë se Kosova duhet ta vazhdojë procesin e dialogut me Serbinë, për arsye se, siç ka thënë është në interesin e Kosovës që të ketë raporte fqinjësore të mira.

“Por, ky dialog në të ardhmen duhet të zotërohet më shumë nga kosovarët”, ka thënë Veseli, për VoA. “Ky dialog duhet të jetë më konkret veçanërisht në fushën e implementimit të shumë marrëveshjeve që nuk janë zbatuar dhe përmes të cilave, veçanërisht sot Republika e Serbisë po krijon avantazhe përmes një forme të presionit duke bllokuar shpeshherë implementimin e tyre në terren”, ka shtuar ai.

Ka thënë se Kosova do të presë edhe në çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Pa u liruar ura në qytetin e Mitrovicës, pa u implementuar marrëveshjet, ne nuk do të arrijmë marrëveshje tjera. Por, për të dialoguar, për të komunikuar, do të komunikojmë çdo ditë. Por, ajo që do të bëjmë në të ardhmen, do t'i intensifikojmë përpjekjet tona, do të dialogojmë në Bruksel me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Veseli. “Roli i SHBA-ve duhet të jetë i veçantë në këtë proces dhe nonstop prezent. Por, në të njëjtën kohë na duhen edhe rezultate konkrete dhe në terren, implementimi i tyre”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...