Kosova rrezikon të humbë edhe shumë miliona në proceset tjera gjyqësore [video]

29 Korrik 2016 - 19:08      

Njohësit e proceseve juridike e shohin me shqetësim të madh rritjen e numrit të rasteve që po shkojnë për zgjidhje përfundimtare në gjykatat e arbitrazhit.

Madje sipas tyre, është e çuditshme gatishmëria aq e madhe e zyrtarëve qeveritarë, që duan që rastin ta dërgojnë në gjykatë, pa e shfrytëzuar fare mekanizmin e zgjidhjes së kontestit në mënyrë miqësore, raporton KTV.

Përpos humbjes së këtyre parave, ai thotë se sipas rregullave ligjore, çdo vendim që merret nëpër arbitrazhe, përpos shumës së dënimit, pala e dënuar paguan edhe 8% të interesit vjetor bankar, përpos përfshirjes së shpenzimeve të arbitrazhit, taksave dhe disa çështjeve të tjera.

Avokati Armend Krasniqi, që një pjesë të madhe të punës së tij e ka me kontestet ekonomike, thotë se edhe shumë miliona të tjerë janë në rrezik të humben edhe nga rastet nëpër gjykatat vendëse.

Nga ana tjetër, Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, pohon se për këto humbje dikush duhet të japë përgjegjësi.

Ai thotë se nga këto vendime përpos humbjeve ekonomike, Kosova veç sa po e rrit të qëndruarin në listën e zezë të vendeve ku nuk duhen bërë investime.

Me miliona euro mund t’i humbë vendi, për shkak të padive nëpër gjykata të arbitrazhit.

Pas dënimit për rastin e pasaportave, qeveria është paditur edhe nga kompania gjermane Axos, e cila ishte përzgjedhur si fituese e privatizimit të 75% të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Kjo ndërmarrje rrezikon t’i humbë edhe disa milionë të tjerë, pas atij me një kompani izraelite, nëse gjykata e arbitrazhit vendos në favor të kompanisë Z-Mobile.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...