29 Korrik 2016 - 19:04
Sekretari i kësaj ministrie, Driton Gashi, ka thënë se ky vendim ndikon në kredibilitetin e MPB-së, raporton KTV.
Gashi ka thënë se janë duke pritur që në dorë ta kenë vendimin origjinal.
Por vendimi i gjykatës ndërkombëtare, do t’i nënshtrohet procedurës së njohjes nga ana e strukturave gjyqësore në vendin tonë, ka thënë
avokati Gazmend Nushi.
Sipas vendimit të Arbitrazhit, shteti i Kosovës duhet t’i paguajë shtypshkronjës shtetërore austriake rreth 5 milionë euro.
Në shkurt të vitit 2013, shtypshkronja Shtetërore e Austrisë kishte ngritur padi në Gjykatën e Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris kundër Republikës së Kosovës.
Arsye e ngritjes së padisë, ishin pagesat e pakryera rreth prodhimit të pasaportave biometrike, sikurse kërkesa për kompensim, për shkak të ndërprerjes së parakohshme të kontratës nga ana e Republikës së Kosovës.
Kontrata ishte ndërprerë, pasi që edhe MPB-ja edhe pala austriake ishin mashtruar nga Natali Veliaj, pronare e kompanisë “Consulting EU”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...