Demolli i njofton amerikanët për terrorizmin global, krizën e refugjatëve dhe papunësinë

29 Korrik 2016 - 18:48      

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli priti në një takim zyrtar përfaqësuesit e Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbimet e Armatosura.

Ministri Demolli e ka njoftuar delegacionin e Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura mbi zhvillimet në fushën e sigurisë në vend si dhe kërcënimet me të cilat është duke u ballafaquar Kosova, duke përmendur: terrorizmin global, krizën e refugjatëve nga Siria si dhe kërcënimi i tretë e që është kualifikuar papunësia në vend, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, Demolli tha se institucionet e shtetit kanë qenë dhe janë të angazhuara në luftën kundër terrorizmit dhe pikërisht falë angazhimit të Qeverisë së vendit.

Demolli në vazhdim u fokusua tek bashkëpunimi ndërkombëtar i MFSK-së me shumë vende anëtare të NATO-s, shtetet evropiane si dhe vende të rajonit

“Ne kemi marrëveshje zyrtare bashkëpunimi me shumë vende mike dhe të gjithë i çmojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer por partner i yni strategjik mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkatësisht Garda Kombëtare e Iowa’’, ka thënë Demolli.

Demolli vuri theksin tek përgatitjet dhe planifikimet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Ministri Demolli tha se jemi përkushtuar për procesin, transparent, të transformimit dhe se kemi marrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjor dhe procedural dhe se aktualisht jemi në fazën e pritjes së vendimit politik që do të merret nga institucionet më të larta të vendit.

Nga ana e tij, sipas një njoftimi thuhet se kryesuesi i delegacionit të Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura, Tom Goffus tha se Shtetet e bashkuara të Amerikës janë të interesuar për sigurinë, stabilitetin e Kosovës dhe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit, duke ditur që stabiliteti i Kosovës varet edhe nga stabiliteti në rajon.

Sa i përket çështjes së transformimit të FSK-së në FAK, Tom Goffus tha se sa më transparent të jeni aq më të besueshëm do të jeni. Më tej zotëri Goffus u interesua mbi disa çështje operacionale si nivelin e ndërveprueshmërisë me institucionet tjera të sigurisë në Kosovë.

Në fund të fjalës së tij, kryesuesi i Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura, Tom Goffus ri konfirmoi se siguria dhe paqja në Kosovë janë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...