29 Korrik 2016 - 15:17
Ai në vazhdim shtoi se “kemi pranuar vendimin dhe kemi filluar ta analizojmë. Vendimi i arbitrazhit është çështje serioze. Betejë e komplikuar ligjore, që ndikon në kredibilitetin e MPB-së”.
Në shkurt të vitit 2013, shtypshkronja shtetërore e Austrisë kishte ngritur padi në gjykatën e Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris kundër Republikës së Kosovës. Arsye e ngritjes së padisë, ishin pagesat e pakryera rreth prodhimit të pasaportave biometrike, sikurse kërkesa për kompensim për shkak ndërprerjes së parakohshme të kontratës nga ana e Republikës së Kosovës, thuhet në këtë vendim. Kontrata ishte ndërprerë, pasi që edhe MPB-ja edhe pala austriake ishin mashtruar nga Natali Veliaj, pronare e kompanisë “Consulting EU”.
Sipas vendimit të asaj gjykate shteti i Kosovës duhet t’i paguajë shtypshkronjës shtetërore austriake “AG Staatsdruckerei” rreth 5 milionë euro.
Gazmend Nushi, avokat, përkundër vlerësimeve se Kosova nuk mund t’i shmanget këtij detyrimi, thotë se ky vendim nuk është i apelueshëm.
“MPB do të nisë procedurën për anulimin e vendimit”
Kosova ka 14 ditë afat që t’ia paguajë pesë milionë euro austriakëve.
Rasti i shtypshkronjës austriake lidhet edhe me procesin gjyqësor të dy personave të shumë përfolur kohëve të fundit për krim të organizuar, siç ishte përfaqësuesja e kësaj kompanie në Kosovë, Natali Veliaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...