29 Korrik 2016 - 14:20
Përmes një deklarate për shtyp kjo Ambasadë thotë:
Republika Islamike e Iranit hedh poshtë akuzat e bëra ndaj shtetasit iranian H.A.B. për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Personi në fjalë ka drejtuar një organizatë jo fitimprurëse të themeluar më parë në bazë të ligjeve të Kosovës dhe thelbi i pranisë dhe veprimtarisë së saj ka qenë krejtësisht transparent dhe bazuar në rregullat e vendit. Për këtë arsye, vitin e kaluar, gjykata pasi dëgjoi mbrojtjen e personit në fjalë i zgjati atij lejen e veprimtarisë dhe të qëndrimit.
Shpresojmë që institucionet e nderuara të drejtësisë së Kosovës në vijim të procesit të gjykimit, pas një shqyrtimi më të saktë dhe më të plotë, të deklarojnë të pabaza akuzat e bëra, në mënyrë që të mos lejojnë krijimin e dyshimeve dhe zërave të pavërtetë nga ana e qarqeve dashakeqe.
Qëndrimet e qarta dhe progresive të Republikës Islamike të Iranit si një vend që ka qenë vetë viktimë e trrorizmit, si edhe masat e vendosura në luftë me fenomenin e kobshëm të terrorizmit, ekstremizmit dhe grupimeve tekfiriste janë evidente për këdo. Republika Islamike e Iranit duke deklaruar se ekstremizmi dhe terrorizmi nuk njohin kufi, komb, fe dhe gjeografi, ka bindjen e thellë se për të mposhtur krizën në rritje të terrorizmit duhet të thahen rrënjët e tij, thënë ndryshe mentaliteti ekstremist tekfirist, i cili me pa të drejtë i serviret botës si islami i vërtetë.
Kjo gjë bën të nevojshme vendosmërinë dhe vullnetin e përbashkët ndërkombëtar si edhe shtimin e përpjekjeve të përqendruara botërore me qëllim çrrënjosjen e ideve terroriste dhe mentalitetit të ISIS-it, thuhet në Deklaratën e Ambasadës së Iranit në Tiranë, që iu medieve medieve me rrugë elektronike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...