Mandati për EULEX-in ende s’ka hyrë në fuqi

24 Qershor 2016 - 10:46      

Sot mora një thirrje nga zyrtarët e EULEX-it, ka thënë për Koha.net avokati Arianit Koci.

Ai ka shtuar se "më është informuar se seancat gjyqësore të caktuara për javën ë ardhshme janë anuluar, transmeton koha.net.

“Ligjet për vazhdimin ë mandatit të EULEX-it , janë votuar në Parlament, por ato hyjnë në fuqi pasi që të publikohen në Gazetën Zyrtarë. Deri më tani ende nuk janë publikuar, prandaj, EULEX-i ende nuk ka mandat”, ka thënë Koci .

Kjo zvarritje e procedurave penalë është në kundërshtim më Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkak po shkelet e drejta e të pandehurve në gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme.

EULEX-i për kohë sa është pa mandat, nuk është i autorizuar të marrë asnjë vendim. Të gjitha proceset gjyqësore do të prolongohen.

Kështu sërish do të ketë shtyrje rreth rastit të Azem Sylës me disa të tjerë të dyshimtë për tjetërsim pronash të paluajtshme në territorin e Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...