3 Qershor 2016 - 06:32
Por procesi gjyqësor i njeriut që shkaktoi tri luftëra në Ballkan, të cilat kulmuan me Kosovën, tani është përmbledhur në librin “Ndjekja penale e Slobodan Milosheviqit: Gjykimi i papërfunduar” të autores Nena Tromp.
Ky është libri i parë i këtij lloji që tregon peripecitë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës në ngritjen e aktakuzës kundër Milosheviqit.
Libri, i cili u prezantua të enjten nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ofron një analizë gjithëpërfshirëse për gjykimin e ish-liderit serb, Slobodan Milosheviq, në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi (ICTY).
Libri trajton në mënyrë të gjerë konfliktin në Kosovë nga viti 1987 e tutje dhe kapitulli VI ka të bëjë me luftën e vitit 1998/1999 në Kosovë. Autorja e librit, Tromp, me origjinë kroate, ka thënë të jetë përballur me shumë paradokse dhe situata të cilat do të mund të trajtoheshin nga aspekte të ndryshme. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...