21 Maj 2016 - 11:37
Ai ka thënë se ky vendim është plotësisht i papranueshëm, transmeton Koha.net.
“Për ne si Lidhje e Historianëve dhe si qytetarë është plotësisht e papranueshme. Është kapitullim i një gjykate, e cila më së paku është Kushtetuese dhe e Kosovës”, ka thënë Lokaj.
Ai ka thënë se do të reagojnë në të gjitha format e mundshme, duke paralajmëruar protesta në Deçan dhe Prishtinë, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Protesta do të ketë në vazhdimësi para Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mundet të jetë kurrë kushtetuese. Përgjegjësia nuk do të jetë e jona, por e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se ka dokument rus nga viti 1912, ku shihet se ato parcela janë në emra të shqiptarëve.
Këtë vendim ai e sheh si të padrejtë, pasi të gjitha vendimet dhe ligjet e vitit 1987-’99 janë shfuqizuar nga Parlamenti i Kosovës, e kjo është bërë në atë kohë kur i pari i Parlamentit të Serbisë ka qenë Vojsllav Shesheli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...