Homologimi i veturave në Kosovë, më i shtrenjti në rajon [video]

3 Maj 2016 - 19:32      

Mbi 2 milionë euro llogaritet të jenë dëmtuar qytetarët që kanë importuar automjete nga jashtë, raporton KTV.

Kjo humbje është pasojë e vendimit të qeverisë, marrë disa vjet më parë, për të lejuar vetëm një kompani që të kryejë këtë shërbim.

Drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Agron Demi, ka thënë se edhe çmimi është shumë më i lartë si me vendet e rajonit, ashtu edhe me shumë shtete të BE-së.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti GAP, del se lejimi i funksionimit në këtë sektor të vetëm një kompanie është në kundërshtim me rregullat e BE-së.
Në bazë të gjetjeve në rajon, në Maqedoni janë të licencuara të paktën pesë qendra të kontrolleve teknike që kryejnë homologimin.

GAP ka rekomanduar që kompanisë së vetme që e ka homologimin t’i hiqet mbikëqyrja e qendrave të tjera të kontrollimit teknik, sepse kjo paraqet konflikt interesi dhe, përveç asaj, licencimi dhe inspektimi i tyre edhe ashtu bëhet nga Ministria e Infrastrukturës.

Kohavisioni ka kërkuar një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, por zyrtarë të saj kanë thënë se do të dalin me një qëndrim pasi të bëhet analizimi i hulumtimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...